Në prag të festës së Pashkëve, nuk ka munguar mesazhi i famullitarit të Shkodrës ndaj të gjithë besimtarëve, në këtë ngjarje, në këtë festë të ringjalljes për mbarë besimtarët e krishterë, si një ngjarje, ku e mira triumfon mbi të keqen.

Në një intervistë për Star Plus, Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj, është ndalur tek rëndësia e kësaj festë për mbare besimtarët.

Për Famullitarin e Shkodrës, kjo festë duhet të shërbejë, edhe si një moment reflektimi dhe besimi për të gjithë shoqerine, një moment ku ringjallja e Krishtit, ringjall edhe shpresën

Mbarë bota katolike kremton të shtunën në mbremje ringjalljen e Krishtit, ngjarjen më të rëndësishme për besimtarët e krishterë, me festën e pashkëve.