DIMRI KA NXJERRË NË BREG MBETURINAT, EDHE INERTET NDOTIN BREGUN. Liqeni i Shkodrës një nga pasuritë me te mëdha natyrore jo vetëm te Shkodrës por edhe te Shqipërie prej vitesh ka filluar degradimin përgjatë vijës liqenore.

Mbetjet urbane apo edhe inerte kane zene vend pranë ketij bregu liqenor nder me te bukurit ne rajon. Megjithese shume projekte jane ndermarre per investime ne ketë zone bregu i Liqenit te Shkodrës dita dites po degradon. Pergjate gjithe vijes se liqenit te Shkodres dergjen mbeturinat duke ndikuar kështu ne perkeqesimin e jetes se gjalle te liqenit. Shiroka është sot lagje e qytetit të Shkodrës, në bregun jug perëndimor të Liqenit të Shkodrës, e njohur per ajrin e paster ,temperatura te jashtezakonshme,sherbelen,pulbardhat,floren dhe faunen e pasur e endemike vuan sot papastertine,mosinvestimin e shkaterrimin gradual rrjedhoje kjo e mosvemendjes se instancave kompetente apo zhdukjes se mistershme te shume fondeve te dhena per rigjallerimin kesaj zone. Perveq investimit qe kane bere bizneset private ne ndertimin e lokaleve apo restoranteve buze ketij liqeni asnje investim tjeter nuk eshte bere prej vitesh ne kete pasuri natyrore te vendit tone.. Degradimi dukshem po gllaberon rishtazi kete pasuri te natyres prandaj paraqitet emergjente qe dikush te drejtoje syte e vemendjen nga bregu i Liqenit te Shkodres.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/5pj93uc9qbM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]