Sërish është bllokuar rruga që lidh zonën e Torovicës me qytetin e Lezhës. Rrëshqitjet e gurëve ka bërë që rruga kryesore e Torovicës të bllokohet.

Ndërkohë një ditë më parë po në këtë zonë rrëshqitja e një masivi shkëmbor rrezikoi jetën e një familje të cilët u traumatizuan nga ajo se çfarë kishte ndodhur

Ndërsa një vit më parë po në këtë rrugë humbën jetën 3 persona të cilët ishin duke kaluar në rrugën e Torovicës.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e banorëve, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin dhe ndalimin e rënies së gurëve. Janë qindra banorë të kësaj zone të cilëve u rrezikohet çdo ditë jeta.

Artikulli paraprakMOS ANËTARSIMI NË INTERPOL, DAÇIÇ: KU JANË ATO 116 SHTETE QË E NJOHIN KOSOVËN?
Artikulli tjetërUNAZA/RAMA I PRERË: KU CËNOHET PRONA E PËRBASHKËT, S’KA LEGALIZIM