Ka vijuar në natën e dytë “Shkodra Jazz festival” e cila kësaj rradhe ishte pozicionuar në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Ky festival i cili vjen nën kujdesin e bashkis Shkodër sjell tek publiku shkodran muzikën jazz në një edicion të përvitshëm ku tashmë numëron vitin e tetë rradhazi që realizohet. Artdashësit Shkodranë, si edhe të gjithë ata që kanë fatin të ndodhen në Shkodër, do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën jazz.

“Shkodra Jazz Festival” do të jetë prezente edhe natën e 22 korrikut në qytetin e Shkodrës e pozicionuar në sheshin para bashkisë ku do të transmetohet live në Star Plus Tv duke bërë që këto netë vere të jenë më të këndshme nën ritmet e muzikës jazz.

Artikulli paraprakKAMPI VEROR NË DAJÇ, SPORTE DHE EDUKIM
Artikulli tjetërEDUART SELAMI: PABARAZI NË PROCES