Bashkia e Shkodrës vijon shpërndarjen e koncentratës për fermerët dhe banorët në zonat e përmbytura.

Gjatë ditës së sotme, po shpërndahen 20 ton koncentratë për NJA Rrethina dhe zonën e Livadeve në qytet.

Paralelisht, po punohet edhe në Trush të NJA Berdicë, ku po shpërndahen edhe 15 ton koncentratë.

Po ashtu, vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve sipas kërkesave e nevojave të tyre.