Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar hyrjen e 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar.

Ngarkesa e parë që u bllokua ishte 27 ton fileto pule nga Brazili e importuar nga subjekti “AMG shpk”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke qenë se nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë spp.

Salmonela spp është një mikrob që mund të gjendet kudo. Salmonellosis është një sëmundje akute infektive që shkaktohet nga bakteret patogjen Salmonella, janë simptomat kryesore të dehjes dhe dehidratim. Kjo nuk është hera e parë që ngarkesa të subjektit “AMG shpk” kapen me salmonelë dhe kthehen sërish për në vendin e origjinës.

Ngarkesa e dytë është një sasi prej 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili e importuar nga subjekti “New Century Ltd”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Nga kontrolli rezultoi se sasia e kafes kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues, certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj.

Të dyja ngarkesat janë kthyer në Brazil. Në muajt e fundit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa ngarkesa nga Brazili, po ashtu edhe supermarkete në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakU KAP ME 1 TON DROGË, SHQIPTARI IA KISHTE VJEDHUR POLICISË FURGONIN E TRANSPORTIT
Artikulli tjetërRRUGA BALLKANIKE PËR EMIGRANTËT ENDE E HAPUR, PAVARËSISHT SE DISA SHTETE KANË BLINDUAR KUFIJTË