Olen Çezari: Jam mësuar të bëj koncerte, jo fjalime, Përfaqësoj atë pjesë të vogël shqiptare në Itali, nga 800 mijë jemi pak a shumë se mbaj mend..Kam pasur fatin të shkoj në Itali si muzikant, ne ishim ato që hanim grushtin, por thoni hej, ne jemi shqiptarëve.

Por jeta ka vazhduar, ne jemi integruar në jetën e përditshme italiane, dhe ne si artistë kemi pasur fatin që me zanatin që kemi të jemi përpara botës, unë udhëtoj shumë, dhe kudo ku shkoj thonë: po vjen një violinist shqiptar.

Dhe më në fund kemi diasporën tonë, sepse unë po shkoj nëpër botë për Italinë, më në fund tani shkoj të përfaqësoj Shqipërinë. Muzika është një mur që lidh botën dhe nuk ka nevojë për fjalë, kurse ne si shqiptarë kemi nevojë ta rikujtojmë shqipen.

Prindër, mos ja lëshoni shqipen fëmijëve se kjo është thelbësore që ta mbartin gjuhën edhe tek gjeneratat e tjera. Faleminderti që keni ardhur nga çdo cep i botës, keni lënë familjen punën, dhe asnjë nuk ka ardhur me shpenzimet tuaja. Vitin tjetër, do ishte mirë ta organizonim ne.