Në orën 11:00 të paradites së sotme në Ministrinë e Shëndetësisë do të mblidhet task-forca e ekspertëve për të përcaktuar masat ndaj koronavirusit të përhapur në Kinë.

Virusi kinez ka shkaktuar të paktën 81 viktima në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.