Policia e Lezhës ka arrëstuar së fundi shtetasin Eris Gjoni, 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi në rrethana ende të paqarta ai mësohet se vishej si polic.

Gjatë kontrollit tek një lokal në Lezhë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop hekuri policor. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë 12 orëve të fundit nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër janë shoqëruar për verifikim 15 shtetas me precedentë penalë kryesisht të dyshuar për “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakIGUMENICË, ARRESTOHEN 7 SHQIPTARË ME 125 KG HASHASH
Artikulli tjetërPËRPLASI DISA MAKINA, ARRESTOHET I DEHUR SHEFI I POLICISË SË PATOSIT, FLAMUR VELIU