Numri i personave të vdekur në aksidentet ajrore u rrit në 523 në vitin 2018, në krahasim me vetëm 19 persona që ishte një vit më parë, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Ndërkohë që diferenca e numrit të viktimave është rritur ndjeshëm, aksidentet ajrore janë rritur shumë pak, nga 1,11 aksidente për një milion fluturime në 1017 në 1,35 për vitin e kaluar.

Aksidentet kryesore ajrore në vitin 2018 përfshijnë atë të “Lion Air” që u rrëzua në Detin e Xhavas, ku mbetën të vdekur të 189 pasagjerët që ishin në bord; më shumë se 100 të vdekurit nga përplasja në Kubë e “Cubana de Aviacion”; si dhe aksidenti i “Saratov Airlines” që solli vdekjen e 71 personave pranë Moskës.

Artikulli paraprak“ÇUN APO GOCË”, RAMA IRONI ME OPOZITËN: TË QESHIN SHQIPTARËT
Artikulli tjetër“ZHGËNJEN” DE-EUROIZIMI, DEPOZITAT E KREDITË NË VALUTË NUK ULEN