Projektligji i miratuar në Parlament parashikonte që bastet sportive dhe kazinotë funksiononin deri në 31 dhjetor 2018.

Jo vetëm lloto dhe kazionotë, por edhe garat me qenë dhe çdo lloj basti tjetër online nuk do të lejohet në Shqipëri

Nga një vëzhgim në Tiranë, rezulton se reklamat për llotot sportive janë hequr. Shumica e bizneseve që përdoreshin për lloto janë kthyer në lokale normale duke hequr kompjuterat për lloto.

Një pjesë tjetër e llotove kanë mbyllur aktivitetin duke i nxjerrë ambientet me qera.

Policia ka identifikuar më herët të gjitha llotot dhe kazinotë në Shqipëri dhe nga dita e sotme do të nisë verifikimin e tyre në terren. Sipas të dhënave që Policia ka, shumë kompani bastesh do të tentojnë të vazhdojnë aktivetin, kryesisht online, prandaj do të kryhen kontrolle në çdo biznes.

Lufta e strukturave shtetërore do të jetë pikërisht me bastet online. Persona të caktuar kanë hapur adresa në Itali apo vende të tjera jashtë Shqipërisë dhe po joshin klientët për të luajtuar lloto online.

Mbetet për t’u parë nëse ky fenomen do të luftohet.

PUBLICITET