Një vit të mbarë akademik për të gjithë pedagogët e studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”!

Është një fillim viti i trishtë kur në auditoret e degëve tradicionale të këtij Universiteti ulen për studim më pak studentë.Duke filluar nga Fakulteti i Shkencave Natyrore përvec degës së Infermierisë.Ku degë studimi si Biologji-Kimi kanë 9 studentë në vitin e parë.Ku në Fakultetin e Shkencave Shoqërore degë si Histori-Gjeografi me 5 studentë apo Gjuhë-Letërsi me 10 studentë.

Jemi sot në krah të pedagogeve të cilët me ankesat e shqetesimet e tyre përmes Asambleve të Fakulteteve mbeten në vesh të shurdhër ose të bllokuara në Rektorat.

Jemi sot për ato studentë që ju mohua e drejta e studimit.Jemi sot për atë shtresë që kërkon studim dhe kushte pranë Universitetit të Shkodrës e jo invenstime fiktive ose të kryera pas shumë vitesh me plot dritëhije e pa transparencë.

I kemi një borxh të madh fëmijëve tanë dhe Shqipërisë të së ardhmes…po u japim si model që pa shkollë, pa punë, me gënjeshtra e mashtrime, hile me miqtë, me vjedhje publike..ti mund të bëhesh nga aktivist i shoqërisë civile,deputet, ministër e kryebashkiak!

Kjo është dilema më e madhe. Fillimi i shkollës pa kushte për studentet, por Kryeministri kujdeset për fasadat.

Dita e parë e shkollës për çdo student është moment i shumëpritur në ngjitjen e shkallëve të dijes.
Padyshim që emocionet përfshijnë jo vetëm studentët por edhe prindërit në këtë ditë të vecantë.

Por,realiteti është i hidhur për familjet shqiptare. Prindërit gjenden përballë pamundësisë për të përballuar koston e lartë për fëmijët për ti nisur për në shkollë.

Në kushtet kur paga minimale në Shqipëri është më e ulët se kostoja për përgatitjen e një fëmije për në shkollë, si veprojnë ato familje që kanë dy apo më shumë fëmijë në shkolla?
E si të mos mjaftonte litari në fyt për ti përcjellë studentët në dyert e dijes, studentët përballen me një realitet të pashpresë. Disa fakultete në Shkodër janë në rrezik mbylljeje e pa asnjë orientim nga ato që drejtojnë Universitetin.

Kjo situatë duhet të marrë fund! Zëri i demokratëve do të jetë gjithmonë në anën qytetarëve që pyesin pranë sekretarive për fëmijët e tyre.
Brezi i ri do investim dhe vëmendje, jo fasada që i lihen bosh.

Megjithatë,urimi shkon për cdo student që shkon në shkollë këtë vit që të kenë sukses në emër të së ardhmes së tyre.

Artikulli paraprak44-VJEÇARI KAPET ME 26 KG KANABIS NË BANESË
Artikulli tjetërLIROHEN TRE PROTESTUESIT E ASTIRIT