Festat e fundvitit ashtu si gjithmonë në qytetin e Shkodrës edhe këtë vit nuk mund të shmangnin krijimin e një trafiku tejet të rënduar në rrugët kryesore të qytetit

Në fakt kjo situatë në Shkodër, me trafik të rënduar ka nisur që me 24 dhjetor, festën e krishtlindjeve e vijon ende sot në prag të natës së ndërrimit të viteve.

Edhe pse policia rrugore në kuadër të pkanit të masave që nis që me kontrollet e shumta në terren, shtimin e forcave të policisë apo edhe një vëmendje më të madhe në tërësi , ka qenë e pamundur për t’ia dalë për shkak të një numri shumëfish më të madh të mjeteve motorike.

Një ndikimin në bllokimin në rrugët kryesore të makinave apo edhe rëndimin e trafikut ka patjetër edhe ardhja e emigrantëve ashtu si zakonisht për të qenë pranë familjeve e të afërmve të tyre natën e vitit të ri.

Gjithsesi shoferët çdo herë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse në të kundërt policia rrugore nuk do kursehet me masat administrative ndaj tyre pavarësisht se jemi në festë.

PUBLICITET