Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë të veçantë urimi me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2018-2019.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se pas një lufte afro 15-vjeçare me ata që morën padrejtësisht shkollën 9-vjeçare ‘Kosova’, tashmë ky institucion ka rilindur.

Sipas Ramës, kjo shkollë është simbol i historisë së Tiranës, i cila do të inaugurohet sot me rastin e kësaj dite të shënuar.

Po ashtu në videon në fjalë shihet edhe një nga personazhet e dashura për publikun shqiptar, këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.

Ky i fundit është një nga nxënësit e shkollës ‘Kosova’, ndërsa nuk nguron që të shprehë emocionet për ndryshimet që ka pësuar ai vend ku studioi për 4 vite.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat,

kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes,

si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam👫”, shkruan Rama në mesazhin e tij.