Gjergj Kastrioti Skënderbeu i mbledh shqiptarët në Vatikan.Dje një grup prej rreth 200 vetësh, shoqëruar nga kardinali Ernest Simoni, nga autoritete kishtare e civile, u pritën në audiencë nga Papa Françesku, me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij.

Nga Autoritetet shtetërore shqiptare ishin të pranishëm Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Gramoz Ruçi, me grupin e përfaqësuesve të parlamentit; Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe të gjithë liderët e konfesioneve të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri, të ndjekur nga besimtarët e tyre.

Në fjalën e tij Papa Francesku e cilësoi heroin tonë kombëtare si bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë

“Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar”.

Por Ati i Shenjtë nuk mbeti në kohët e shkuara. I nxiti shqiptarët për “një impenjim të risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”.

U foli për “shqiptarinë” e Pashko Vasës, i cili e përdori këtë term për të “treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri –kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë, në bashkëpunim e vëllazërim”.

Ati i Shenjtë kujtoi atmosferën e respektit e të besimit të ndërsjelltë ndërmjet feve në Shqipëri – fakt, që e përmendi edhe gjatë udhëtimit të tij apostolik në vend, më 21 shtator 2014.

E së fundi, kujtoi martirët e komunizmit dhe Nënë Terezën, shenjten shqiptare të dashurisë, duke u kërkuar të gjithëve të luten për të”

Në këtë event historik yjet e muzikës shqiptare përformuan në koncertin e zhvilluar në selinë e shenjtë

Artikulli paraprakLEZHË, 74-VJETORI I ÇLIRIMIT
Artikulli tjetërDITA E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE