Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim para mësuesve që u emëruan në arsim përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’.

Disa kohë më parë e mbani mend që qarkullonte një video në rrjetet sociale kur një mësuese thoshte Ismail Kadare ngriti flamurin në Vlorë në 1912,

ka qenë pak vite më parë, jo 100 vite, përpara se të vendosim që ta sfidonim sistemin e vjetër dhe të konsoliduar në stafetën e partive të pushtetit për ta konsideruar trupën mësimore si zgjatim të asaj partiake.

Këtu doli një mësuese që e mbaj mend nga koha kur isha kryetar bashkie i Tiranës, nuk ka lënë gjë pa bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet.

Por cfarë rëndësie ka kjo, e ka bërë si qytetare e Tiranës që nuk ka dashur të më shikojë me sy, ndërkohë që është një mësuese, që nxënësve u jep atë që duhet dhe detyrën e saj si mësuese e kryen më së miri.

Si ka mundësi që të mund të biem në kurthin e hakmarrjes sikur ramë në çerekshekulli. Mësuesit nuk ndiheshin të sigurt për vendin e punës.

Jam krenar që këtu përpara meje foli një nxënëse ekselence nga Shkodra. Reforma ka filluar të funksionojë. 300 nxënësit e ekselencës që do të studiojnë për mësues ne do të paguajmë të gjitha shpenzimet për tarifat e universitetit.

Mësuesit janë drita e syrit tonë nga figurantët e politikës. Të bëhesh me 5 mësues, është njëlloj si me kaçavidë të bëhesh dentist. Pak kohë më parë u arrestua një drejtore, që ia gjetën paratë në WC, të marra nga nëna të reja apo vajza që donin të bëheshin mësuese.