Nëse deri më tani lëvizja e këmbësorëve ka qenë një problem në Shkodër, kohët e fundit gradualisht situata ka marrë një rrjedhë përmirësimi.

Shumë prej qytetarëve që lënë në shtëpi makinat e tyre janë ndërgjegjësuar duke mos u kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Kalimi në vizat e bardha po bëhet pjesë e një numri të konsiderueshëm kalimtarësh. Qytetarët që përdorin vizat e bardha ndjehen më të sigurt.

Megjithatë lëvizje në rrugët e qytetit ende është problematike në shumë akse për shkak se shpesh herë qoftë këmbësorët por edhe drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga një pjesë e qytetarëve vjen edhe nga masat ndëshkuese që merr shpesh herë policia vendore e Shkodrës për të shmangur aksidentet të cilët ende janë një problem.

Në Shkodër ka përfunduar edhe një studim për lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve por ende nuk ka kaluar për diskutim dhe miratim më pas në këshillin bashkiak të Shkodrës.