DRKK KA GATI NJË SERË OBJEKTESH HISTORIKE TË CILAT DO TË PROPOZOHEN PËR MONUMENTE KULTURE.Vizita e Papa Franceskut ne Shqiperi, ne 21 Shtator nuk do te kaloje pa vemendje edhe ne Shkoder. Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare, do te propozoje shpalljen monumente culture te disa objekteve jo vetem religjoze, te cilat I kane rrenjet e tyre ne veriun e Shqiperise.

Nje fakt I tille eshte pohuar nga drejtori I ketij institucioni, Besi Bekteshi, I cili ne nje interviste per Star Plus ka zbuluar edhe ate cfare do te behet nga  ky institucion ne prag te vizites se atit te shenjte ne Shqipëri. Mësohet se Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë është parashikuar një pritje zyrtare në orën 09:00 në Kryeministri dhe pas 30 minutash ceremonia e pritjes në Presidencë. Në orën 10:00 Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.Në orën 13:30 Papa Françesko të ketë një drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera në Shqipëri.Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza”në orën 20:00.

[iframe width=”300″ height=”305″ src=”//www.youtube.com/embed/k2EjoLPBNS8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]