VËZHGIM NDAJ PERSONAVE QË KANË AKTIVITET XHIHADIST.
E teksa përgatitjet për vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator janë drejt përfundimit, një sërë masash të tjera të padukshme janë duke u marrë ndërkohë për sigurinë e kësaj vizite dhe sigurinë kombëtare në këtë periudhë.

Një burim pranë Shërbimit Informativ Shtetëror tha se prej një javë së bashku me Policinë e Shtetit, SHISH dhe drejtorin e Krimeve të Rënda dhe atë të Antiterrorit është planifikuar një strategji vëzhgimi dhe ndërhyrje e cila ka në fokus persona me aktivitet xhihadist dhe shqiptarëve të lidhur me luftën në Siri.Po i njëjti burim tha se janë 35 persona të cilët janë kthyer nga luftimet aktive në Siri dhe ndodhen aktualisht në territorin shqiptar të shtrirë në qytetet, Tiranë, Shkodër, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Pogradec, Peqin dhe Bulqizë.Sipas burimeve pranë SHISH kanë qenë shërbimet e huaja të inteligjencës ato të cilat kanë kërkuar rritjen e masave të vëzhgimit dhe numrin e agjentëve në terren për të parandaluar çdo aktivitet të mundshëm kriminal, si dhe mbledhjen e informacionit për aktivitetin e personave të kthyer nga Siria.Për vizitën e Papës do të ketë dhe një sërë masash sigurie, teksa pritet që të përshirë në këtë operacion për garantimin e normalitetit të vizitës të përfshihet Ministria e Brendshme, Garda e Republikës, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ Shtetëror, si dhe një sërë agjencish ligjzbatuese të partnerëve europianë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/YyPhDkmQA-E?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]