NJË KRYEMINISTËR SHQIPTAR VIZITON SERBINË PAS 68 VITESH.Vizita dy ditore e kryeministrit Edi Rama ka qenë kryefjala e mediave Serbe të cilat i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj vizite.

“Tanjug” shkruan se kryeministri shqiptar, viziton sot Beogradin pas shtatë dekadash, që kur ish-diktatori komunist Enver Hoxha, preku tokën serbe për herë të fundit më 1946.Në të njëjtën linjë është edhe “B 92” duke e cilësuar këtë si një vizitë historike, që ndodh pas 68 vitesh. Sipas “B 92”, vizita do të kishte qenë më pak e tensionuar po të mos ishte për trazirat që shoqëruan ndeshjen e 14 tetor Serbi-Shqipëri.Ndërsa “Kurir”,  thekson se kryeministrit shqiptar nuk do t’i dorëzohet çelësi i Beogradit. Ndër të tjera “Kurir” nënvizon edhe forcat e shumta të sigurisë që do të shoqërojnë kryeministrin shqiptar, si gjatë vizitës dy ditore, ashtu edhe gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Hyatt”.Televizioni Kombëtar i Serbisë, teksa nënvzion se vizita e Ramës vjen pas 68 vitesh të asaj të diktatorit Hoxha, bën një përmbledhje të ngjarjeve historike të marrëdhënies mes dy vendeve që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke i kushtuar edhe një dokumentar.Sakaq, një tjetër media serbe, “Blic” përqëndrohet në vizitën e Ramës ditën e nesërme në Luginën e Preshevës, ku siç theksohet do të takohet me komunitetin shqiptar në Shtëpinë e Kulturës. Po ashtu “Blic” nënvizon edhe vendosjen e banerave në Preshevë, për të mirëpritur kryeministrin shqiptar.Ndërsa gazeta “Danas” vëmendjen kryesore e ka tek mos takimi i Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç, e cila sipas axhendës zyrtare nuk është parashikuar ndonjë takim mes tyre.“Danas” nënvizon gjithashtu edhe se në ndryshim nga axhenda e vizitës që ishte parashikuar më 22 tetor, por e shtyrë për shkak të incidenteve të ndeshjes Serbi-Shqipëri, Rama nuk do të mbajë tubim në Preshevë, por vetëm një fjalim të shkurtër me komunitetin shqiptar në Shtëpinë e Kulturës. Kështu vëmendja e Beogradit është e gjitha mbi vizitën e Kryeministrit Edi Rama, e cila vjen pas 68 vitesh, dhe në një kohë kur nga faktori ndërkombëtar por edhe nga vetë qeveria shqiptare është shprehur vullneti për një kapitull të ri marrëdhëniesh me Serbinë. 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/As8ppcXAGIM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA MBËRRIN NË BEOGRAD
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA FITON SËRISH NË FUND