Shkoder

Vjedh me thyerje Kishën Françeskane, si dhe dëmton disa objekte kulti fetar, arrestohet në flagrancë nga policia

Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi:

Kristjan Arra 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i denuar dhe më parë për “Vjedhje”

Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga nenet  134 dhe 160 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 30.10.2018
Artikulli tjetërBASHA-DEPUTETËVE: BËHUNI GATI! PËRBALLJA ME QEVERINË MË SHPEJT NGA Ç’MENDONI