Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin për dy autorët e vjedhjes të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Roland Liti është dënuar me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameton është caktuar dënimi 1 vit e 6 muaj, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

 

Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit më datë 8 gusht të vitit 2016, ku autorët mundën të merrnin rreth 190 milion lekë (të vjetra).

Autorët kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël.

Ata u tradhtuan nga shenjat e gishtërinjve që kishin lënë mbi një shishe uji, të cilën e kishin harruar në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakBIE NGA BIÇIKLETA, PËRFUNDON NË SPITAL 65-VJEÇARI
Artikulli tjetër28-VJEÇARI:NË SHQIPËRI MË KËRCËNOJNË PËR BORXHET