Vjedhja e BSH, dënohet me 2 vjet burg, ish-Inspektorja e Përgjithshme

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me dy vjet burg, ish-Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemin lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga banka prej një punonjësi në korrik të vitit 2014. Gjykata i dha dy vjet burg Golemit me akuzën “shpërdorim detyre”, por ia konvertoi në dy vjet shërbim prove, ndryshe nga çkishte kërkuar prokuroria për të, dënimin me 3 vjet burg. Avokati i Golemit e quajti vendimin të padrejtë dhe absurd dhe deklaroi se do ta ankimonte sapo gjykata të bënte justifikimin e tij.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 MUND PORTON DHE KAP VENDIN E PARË
Artikulli tjetërSHUHET NË MOSHËN 68 VJEÇARE KANTAUTORI FRANÇESK RADI