Premiera e humorit Turbo Shoë e Mjeshtrit të Madh Sandër Ruçi është shfaqur në teatrin “Migjeni”. Me disa pjesë humoristike të ndërthura edhe me muzikën e këngëtarëve të ndryshëm premiera përcolli disa mesazhe për spektatorët.

Aktori Sandër Ruçi tha se ishte një tentativë për të ruajtur atë humor të artistëve shkodran e shqiptar që përqafon publiku.

Pjesa ndoshta më kulminante e premierës është ajo kur përmes një video sillet varianti i parë i pjesës “Varri”, dhe Sandër Ruçi në rolin e Lushit që ngrihet nga varri shokohet kur merr vesh se Vllaznia, emblema e qytetit është rrëzuar nga Superliga.

Premiera Turbo Shoë pati 28 pjesë të ndryshme me humor dhe muzikë duke bërë që për rreth 2 orë publiku të përjetojë emocione pozitive.