Tenton të kaloj shtetas të huaj jashtë kufijve të Shqipërisë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia Në funksion të planit të masave “Vjeshtë 2017” nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, u arrestua në flagrancë shtetasi: Ismet Bajramaj , 52 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër.

Arrestimi i shtetasit Ismet Bajramaj u bë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Volksëagen me targë AA 151 GD, 2 shtetas të huaj Palestinez, në drejtim të Malit të Zi Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE