ZEF HILA : KËTO NDËRHYRJE JO DITORE, POR TË SHTRIRA NË KOHË. E gjithë zona e bashkisë së re në Vau Dejës, I ngjan një kantieri ndërtimi, të gjitha këto duke u bazuar në nevojat më emergjente që ka kjo zonë. Në komunën e Bushatit, prej disa ditësh ka nisur ndërhyrja për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat cdo ditë, po i nënshtrohen pastrimit në kilometër për kilometër. Janë vetë banorët të cilët shprehen entuziastë për këto ndërhyrje.

Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Demokratike Zef hila, është shprehur se përvec ndërhyrjes, e rëndësishme është mirëmbajtja e tyre. Janë mbi 10 km, të cilat deri më tani I janë nënshtruar pastrimit, ndërkohe që ndërhyrja, përvec Komunës së bushatit ka përfshirë edhe zona të tjera, në fshatrat Shelqet dhe do të mberrijnë deri në fshatin Paçram, zona këto të cilat kanë në themel të ekonomisë zhvillimin e bujqësisë.

Artikulli paraprak24 GRA I THONË NDAL NGUJIMIT NGA GJAKMARRJA
Artikulli tjetërYoutube tani edhe në shqip!