Ndeshja e parë në shtëpi për skuadrën shkodranë nuk ka realizuar pritshmëritë e trajnerit e stafit teknik por edhe të tifozëve e kjo gjë nuk është kaluar në qetësi.

Drejtuesit e skuadrës kuqeblu kanë realizuar analizën e kësaj ndeshjeje ku prezent në këtë mbledhjen kanë qënë administratori Gjyrezi dhe drejtori sportive Zeka. Klubi shkodranë përmes një komunikate për shtyp kanë bërë të ditur se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje: Pasditen e së martës, para nisjes së stërvitjes dhe përgatitjeve për ndeshjen e rradhës, atë me Luftëtarin, është zhvilluar analiza e ndeshjes së fundit, asaj të humbur me Teutën. Në këtë analizë përveç futbollistëve dhe stafit teknik, kanë marrë pjesë edhe administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka.

Fillimisht, para skuadrës ka folur trajneri Cungu që është ndalur tek ana teknike dhe dobësitë e shfaqura nga futbollistët në atë 90 minutësh ndërsa më pas ka qenë administratori Gjyrezi ai i cili u ka bërë të ditur pjestarëve të ekipit dëmin e madh që i kanë shkaktuar vetes por edhe klubit me zhgënjimin që u kanë sjellë tifozëve të shumtë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Për këtë arsye, numri 1 i klubit ka kërkuar prej tyre kthesën sa më parë duke nisur nga takimi i rradhës me Luftëtarin. Në emër të futbollistëve ka folur kapiteni Gilman Lika i cili ka kërkuar falje për atë paraqitje ditën e dielë duke u justifikuar me faktin se asnjëri nuk dha maksimumin, si pasojë e impresionit që patën nga prania e një numri të madh të tifozëve.

Megjithatë ai ka premtuar se Vllaznia e vërtetë nuk është ajo që u shfaq në fushë ndaj ekipit durrsak sepse ka forca për më shumë dhe këtë do ta tregojë që ndaj Luftëtarit. Po ashtu, Lika në emër të skuadrës ka kërkuar që tifozët të mos i braktisin sepse nga java në javë do t’i bindin se do jenë në gjendje t’i kënaqin me rezultate pozitive. Pas kësaj analize, skuadra ka vijuar me procesin stërvitor duke nisur kështu përgatitjet për sfidën e tretë të këtij kampionati, atë me Luftëtarin.

Artikulli paraprakINVALIDËT PERBALLË INFRASTRUKTURËS SË MUNGUAR
Artikulli tjetërHOMAZHE NË NDERË TË TAHIR KALACI