Vllaznia B ka zhvilluar takimin e radhës ndaj Besës së Kavajës. Takimi i cili u mbajt në fushën sportive “Reshit Rusi” dukej se do të mbyllej më fitoren e kuqebluve shkodranë pasi në pjesën e parë të këtij takimi rezultati ishte 2-1.

Golat në 45 minutat e para u shënuan nga Gocaj dhe Pusi për Vllazninë B ndërsa për Besën nga Mihaniy. Ndërkohë me startin e së dytës do të ishte sërish

Pusi ai që do të shënonte golin e tretë të këtij takimi por që nuk do të mbyllej me kaq pas kavajsit kërkuan me ngul duke shënjestruar portën shkodrane dhe ja arrijnë që të barazojnë në rezultatin 3-3.

Pas përfundimit të këtij takimi trainer Ervis Kraja u shpreh aspak i kënaqur me rezultatin e arritur ku si pas tji lojtarët u rrembyen nga euforia ndaj edhe pësuan edhe golat.

Vllaznia B në takimin e së shtunës ndaj Besës ka pasur në dispozicion edhe tre futbollistët e ekipit të parë si Olsi Gocaj i cili shënoi edhe një nga tre golat për ekipin B,

Ergis Mersini dhe Erdenis Gurishta. Gjithësesi pas këtij barazimi, kuqeblutë e drejtuar nga Ervis Kraja mbeten në vendin e parafundit me 11 pikë.