Vllaznia B të shtunën janë ndeshur në fushën e blertë me ekipin e Burrelit. Takimi është zhvilluar në transfertë por kuqeblutë nuk ja kanë dalë që të arrijnë edhe objektivin e tyre për të marrë fitore pasi shkodranët në këtë ndeshje kanë pasur shumë mungesa për shkak kartonësh.

Takimi është mbyllur më fitren e vendasve të cilët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë të takimit që do të ishte edhe rezultatati përfundimtarë. Një humbje që zbret ekipin e dytë shkodran në vendin e parafundit në grupin A të Kategorisë së Parë. Kjo pasi në përballjen direkte për mbijetesë mes Tërbunit dhe Korabit triumfoi ky I fundit me rezultatin e ngushtë 0 – 1.

Kjo do të thotë se Tërbuni i Pukës bie direkt në Kategorinë e Dytë, ndërsa Vllaznia B do të luajë në play-out, pasi zuri vendin e parafundit me 21 pikë. Shkodranët do të përballen me skuadrën e dytë më të mirë në Grupin A të Kategorinë së Dytë, në këtë mënyrë ata kanë mundësinë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Por ajo që duhet theksuar për skuadrën Vllaznia B është se ky ka qenë një sezon tepër i vështirë për për ta, pas lojtarët e kësaj skuadre kanë 1 vit pa marrë rrogat e pavarësisht bojkotit që I bënë stërvitjes në fillim të muajit Maj ata u rikthyen sërish në shërbim të skuadrës për të bërë të mundur që të mos bien nga kategoria e parë.

 

Artikulli paraprakE DIELA, 2 MUZE NË SHKODËR TË KYÇUR
Artikulli tjetërKFF VLLAZNIA MUND 7-0 JUBAN DANJA