Vllaznia ka prezantuar trajnerin e ri gjermano kroatin Thomas Brdariç i cili siç pritej tashmë ka firmosur për kuqeblutë duke qenë zytarisht timonieri i ri që zëvendëson Hysen Dedjen e larguar. Brdariç në prezantimin e tij thotë se ka ardhur për të sjellë disa ide të reja dhe për të ndërtuar një Vllazni me objektiv Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

I pyetur nëse e ka idenë se Vllaznia prej 8 vitesh luan vetëm për mbijetesë trajneri i ri Brdariç thotë se e di një gjë të tillë por kjo nuk i intereson sepse kërkon të hapë një faqe të re në Shkodër.

Thomas Brdariç është një ish futbollist i disa skuadrava në Gjermani ndërsa ka luajtur 8 ndeshje edhe me kombëtaren gjermane dhe më pas ka vijuar si trajner në disa ekipe të ndryshme mes të cilave pak kohë më parë edhe Shkëndijën e Tetovës në Gjermani për të vijuar një rrugëtim të ri tek Vllaznia.