Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Burrelit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Golin e parë për kuqeblutë e shënoi braziliani Zhunjor në minutën e 38′, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë rumuni Ignat çon në 2-0 shifrat. Pas golit të dytë Burreli përpiqet që të reagojë ndërsa godet traversën dhe humb disa raste të mira për të ngushtuar shifrat. Vllaznia shfrytëzon hapësirat e kundërshtarit dhe shënon edhe golin e tretë me anë të kapitenit Lika.

Trajneri i Burrelit, shkodrani Elvis Plori tha se Vllaznia e meritoi fitoren ndërsa ka një pretendim për golin e parë të kuqebluve.

Vllaznia me këtë fitore shkon në kuotën e 28 pikëve ndërsa në vend të dytë është Erzeni me 4 pikë më pak.