Mungesa e keshilltarëve të Bashkisë në mbledhjen e asamblesë së Vllaznisë, ka sjelle deshtimin e kesaj mbledhje e cila ne vetvete, I jepte driten jeshile fondit të vllaznise te miratuar ne mbledhjen e keshillit Bashkiak.

Vetem 22 këshilltarë kanë zgjedhur qe te jene ne salle nderkohe qe pjesa e tjeter e ka bojkotuar atë. Administratori I Vllaznise Astrit Gjyrezi, ka shprehur keqardhje per këtë deshtim, qe per Vllaznine ishte me shume rendesi. I pyetur nese ky deshtim I kesaj mbledhje do te ndikoje tek ekipi per ndehsjen me luftetarin, Gjyrezi shpreson qe kjo mbledhje te mos kete ndikim negative ne prag te perballjes me luftetarin.

Pritet qe mbledhja e asamblese te zhvillohet gjate ketyre diteve, megjithate neglizhenca e keshilltareve e cila vihet re se tepermi gjate mbledhjeve te fundit, nxjerr ne pah shumë problematika te cilat mund te mos lidhen me vllaznine, por qe po e demtojne financiarisht ate.

Artikulli paraprakAZILKËRKUESIT, NUMRI MË I MADH NGA SHQIPËRI
Artikulli tjetërBANDAT RIVALE PËRPLASEN ME ARMË PARA GJYKATËS