Federate Shqiptare e Futbollit ka ndërruar sërish orën e takimit të kuqebluve ndaj korçarëve takim ky që do të mbahet në stadiumin “Loro Boriç”. Tashmë FSHF pasi ndërroi datën nga 28 e spostoi me 31 mars dhe orari ishte në 17:00 por tashmë duket se përfundimisht takimi do të zhvillohet në orën 14:00.

Kështu edhe pse skuadra për këtë ndeshje do të vuajë disa mungesa të rëndësishme tekniku Gjoka shpreh se është më mirë të marrin oksigjen dhe të përgatiten.

Sa i përket futbollistëve të dëmtuar traineri kuqeblu u shpreh se Erjon Vucaj është rikuperuar dhe presin edhe Krymin por që ky i fundit nuk është e sigurt akoma nëse do të jetë në formacion.

Si një mungesë e rëndësishme është edhe ajo e Renato Malota ku Ernest Gjoka u shpreh se shpresojnë në rikthimin e tij.

Vështirësia e ka shoqëruar në çdo javë ekipin e Vllaznisë edhe pse jemi në mbyllje të fazës së tretë të saj. por Gjoka shprehet se aid he ekipi duhet të punojnë fort dhe të fitojnë jo vetëm ndeshjet që kanë brenda në shtëpi por edhe jashtë saj.

Kështu Vllanzisë do të presë në fund të muajit mars Skënderbeun kryesues në “Loro Boriçi” në orën 14:00 një takim ky që duhet bërë e pamundura në fushë për të marrë pikët e nevojshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FEMRA MUND THELLËSISHT KINOSTUDION
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, SITUATA DREJT PËRMIRËSIMIT