Vllaznia po vazhdon përgatitjet sa i përket ndeshjes të së hënës ndaj Kukësit kampion për të zhvilluar kështu edhe takimin e javës së 26 të Kategorisë Superiore. Duket se kushtet atmosferike nuk kanë qënë në favor të skuadrës shkodrane ku stërvitjen janë detyruar të realizojnë në një nga kalçetot e qytetit pasi në fushën sportive “Reshit Rusi” ka qënë e pamundur për shkak të shiut.

Ndërkohë traineri Ernest Gjoka i kontaktuar nga Star Plus Tv shprehet se sa i përket situatës të lojtarëve të dëmtuar po bëhet maksimumi që Gocaj, Krymi dhe Vucaj të rikuperohen sa më parë që të jetë e mundur ku siç dihet tashmë shqiptaro-maqedonasi Sedat Berisha nuk është më i dëmtuar dhe do të jetë në dispozicion në ndeshjen nga verilindorëve.

Sa i përket përfshirjes në skandalin e pronave të Renato Malota traineri Gjoka shprehet se nuk ka çfarë të thotë rreth kësaj teme. Ai bën me dije se ditën e premte Malota nuk ka bërë stërvitje me ekipin dhe se i ka dhënë leje për të sqaruar situatën në të cilën ndodhet.

Kështu lezhiani nuk do të jetë pjesë e formacionit për në takimin në Kukës. Vllanzia do të zhvillojë seancat stërvitore edhe ditën e shtunë në fushën sportive ndërkohe të dielen në orën 16 do të nisen drejtë Kukësit.

Skuadrën kuqeblu e pret një sfidë mjaft e vështirë dhe e rëndësishme në stadiumin “Ymer Zeqiri” pasi objektivi kryesorë i shkodranëve do të jetë marrja e pikëve në mënyrë që tu largohen sa më shumë rivalëve të tyre kryesorë Teuta e cila takimin e rradhës e kanë ndaj Lushnjës këtë të dielë.

 

 

Artikulli paraprakTË JETOSH NË BARAKË
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NXJERR “BLLOF” SHEMSI PRENÇIN