Vllaznia-Dinamo është një prej supersfidave që do të rikthehet në futbollin shqiptar, jo në elitë por në Kategorinë e Parë.

Në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, trajneri i kuqebluve Hasan Lika thotë se objektiv është fitorja.

Dinamo ka vënë premio për fitoren ndaj Vllaznisë por për kuqeblutë kjo nuk është problem.

Është fillimi i kampionatit në kategorinë e parë dhe pavarësisht rezultatit kjo ndeshje mes Vllaznisë dhe Dinamos shprehet tekniku Lika nuk është vendimatare.

Vllaznia është në kërkim të vetvetes shprehet trajneri i ekipit dhe për këtë po përpiqet në çdo javë.

Vllaznia luan me Dinamon ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë së Parë me 21 shtator, pra nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, një përballje që gjithsesi ka emocione brenda.