Drejtuesit e Vllaznisë përpara mbylljes së merkatos do të ngushëllohen duke rikthyer sërish sulmuesin nga Uruguaji, Sebastian Soza. Këtë e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e ekipitku kanë theksuar se janë në bisedime me lojtartin dhe ai do të jetë pjesë e kuqebluve për këtë sezon futbollisti që sapo ka filluar. Sigurisht kjo nuk është ndonjë lëvizje për t’u vlerësuar maksimalisht, pasi kanë qenë këto drejtues që sezonin e kaluar e kanë larguar menjëherë lojtarin nga radhët e ekipit.

Tashmë I janë rikthyer afrimit të tij, e kjo natyrisht që ka disa arsye.Vllaznia gjatë këtyre ditëve të merkatos ka patur disa bisedime me shuëm futbollistë. Jo vetëm në repartin e sulmit, porn ë mesfushë dhe në mbrojtje. Konkretisht, Franc Veliu u deklarua si përforcimi i radhës për shkodranët, por rezultatoi një dështim. Kjo pasi Veliu mori një tjetër ofertë më të mirë dhe nuk u bë pjesë e kuqelbuve. Ndërkohë në bisedime dhe shumë pranë kontratës ka qenë dhe mesfushori kosovar Lushtaku. As ky nuk ka pranuar të jetë pjesë e Vllaznisë, ndonse në radhët e ekipit ka vëllain e tij që është prezantuar ditët e fudit. Gjtihastu, Vllaznia ka qenë në kontakte dhe me të tjerë, lojtarë dukë bërë që në ditën e fundit të merkatos, të mbeten vetëm në alternativen e Sozës. Se çfarë merkatoje ka realizuar Vllaznia, deri ka qenë një dështim. A do të përmirësohet loja e skuadrës pasi futbollistët të dalin nga reparti I mjekësisë kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që shikohet qartë është se deri tani drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë bërë një menaxhim të mirë të ekipit.

PUBLICITET