ÇOBA: SKUADRA ËSHTË MIRËMENAXHUAR NGA BASHKIA E SHKODRËS. Vllaznia e Shkodrës në katër vitet e fundit e mbajtur nën administrimin e Bashkisë së Shkodrës, jo vetem që është përdorur politikisht, madje u dha në përdorim dhe për fushata elektorale, por siç duket do të vazhdojë të përdoret dhe në mandatin e ardhshëm.

Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Ramiz Çoba, i cili në një intervistë të dhënë për emisionin Tonight të gazetarit Mirsad Sylja, thekson se skuadra nuk është menaxhuar keq dhe duhet të vazhdojë të jetë nën administrimin e Bashkisë. Më pas Çoba siç duket nuk e kishin mirë informuar, flet për një tjetër mënyrë të menaxhimit të Vllaznisë në të ardhmen, duke treguar haptazi përdorjen e saj për fushatë elektorale. Pra siç duket dhe nga këto deklarata skuadra shkodrane sipas atyre që pretendojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Shkodrës keqmenaxhimi i ekipit është bërë në kohën e presidentëve. Pikërisht në atë kohë kur janë fituar trofe dhe është siguruar pjesëmarrja në Kupat e Europës, ndërsa menaxhimin më të mirë e ka Bashkia që për çdo vit Vllaznia rrezikon rënien nga kategoria superiore. Ajo që duket nuk ka shumë nevojë për koment, Çoba thekson se ekipi është përdorur për interesa, ku ka qenë pikërisht Bashkia dhe forca e tij politike që e ka lëshuar në përdorim për fushata. Ndëra paralajmërohet qartazi se skuadra do të vazhdojë të jetë në këto ujëra të turbullta.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/gPBEkVJHFoE?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKUZAT, REAGON BASHKIA E SHKODRËS
Artikulli tjetërDËSHMITARI I DOSHIT, ME KARTELË MENDORE