PËR VOTIM PJESMARRJE MAKSIMALE, NË PREZANTIM MINIMUMI .

 

Këshilli i Bashkisë së Shkodrës ashtu si tre vite më parë ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për skuadrën e Vllaznisë. Këtë herë Këshilltarët kanë vendosur që ekipin kuqeblu t’ia japin në përdorim një kompanie private si “Gea Sport” për të bërë një mirëadministrim të këtij klubi të paktën për dy sezonet e ardhshme.
Por ajo që ka rënë në sy gjatë dy mbledhjeve të këtij Këshilli ka qenë një pjesmarrje maksimale gjatë votimit dhe një nënvlerësim apo mos interes gjatë prezantimit të kompanisë zviceriane. Për të sqaruar dy anët e medaljes, konkretisht duhet sqaruar pjesmarrja në të dy datat.
Fillimisht me 14 korrik u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë së Shkodrës për të përcaktuar ecurinë e ekipit. Prania e Këshilltarëve pritej të ishte pothuajse në kuotat maksimale për vetë rëndësinë e vendimarrjes dhe në fakt ashtu ndodhi. U diskutua për orë të tëra dhe madje u vendosur me shumicë votash që administrimi i klubit të kalonte në duart e “Gea Sport”.
Ndërkohë e kundërta ndodh më vlerësimin dhe seriozitetin që treguan vetë Këshilltarët gjatë kohës kur është bërë prezantimi i drejtuesve të ekipit të Vllaznisë. Sekretari i Këshillit për të gjitha mediat ka dhënë një njoftim që ditën e shtunë me 19 korrik do të bëhej mbledhja jashtë rradhe e Këshillit të Bashkisë ku dhe do të firmoset kontrata e Bashkëpunimit mes dy palëve. Duke qenë se është njoftuar si një mbledhje Këshilli atëherë dhe pjesmarrja duhej të ishte në ato nivele siç ka qenë gjatë ditës së votimit. Per me teper qe ishte nje mbledhje per te rikonfirmuar vendimin qe te njejtit keshilltare kishin marre me vullnetin e tyre te lire, vetem pak dite me pare.
Por siç u pa dhe nga prania, interesi ishte i paktë dhe prezenca e disa Këshilltarëve ishte për të treguar një seriozitet të paktën për të huajt që po merrnin drejtimin e skuadrës. Atëherë lind pyejta, Cfare i pengoi keshilltaret te tregonin seriozitet për  atë që vetë kishin votuar?
Sepse e ardhmja e Vllaznisë është gjithmonë në varësi të vendimeve që ato marrin.