SKUADRA KA NJË SHORT TË VËSHTIRË LUAN ME TEUTËN E TIRANËN. Vllaznia do të ketë dy javë kohë në dispozicion për shkak te ndeshjes së kombëtarës shqiptare për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar.

Tashmë ekipi mund të themi se ka hyrë në epokën Zmijani pasi u bënë disa takime që luan nën drejtimin e tij, si dhe pas këtyre dy javëve stërvitje mund të shohim një tjetër ekip në fushën e lojës. Për këtë trajneri Luan Zmijani pasi një humbjeje të pësuar në Kukës, këtë herë jo shumë për fajin e gabimeve të lojtarëve të tij. Skuadra në fakt do të ketë një kalendar shumë të vështirë pasi do të luajë dy ndeshje që në pamje të parë mund ti humbasë. Pikërisht në Shkodër do të vijë ekipi i Teutës, një kundërshtar që çdo vit ka patur një rivalizim. Aq më tepër në këtë sezon, skuadra e durrësit mund të kërkojë që të shpëtoj nga vendete fundit në rast fitoreje me kuqeblutë. Ndërsa Vllaznia në shenjë hakmarrjeje për vetë historinë e përballjeve të këtyre dy ekiepve. Historikisht Teuta ka qenë një kundërshtar që skuadrës shkodrane i ka prishur punë edhe kur ajo ka qenë pretendente për titull. Mëgjithatë pas një jave, Vllaznia do të luajë ndaj Tiranës, një tjetër ndeshje e vështirë. Skuadra në srat humbjeje mund të humbasë sërish besimin e tifozëve, ndërsa në të kundërt mund të kemi një mbështetje më të madhe. Më të vërtetë që Vllaznia nuk ka çfarë të humbasë, por në ndeshjen e fundit u pa një ekip më i mirë vendosur dhe më me shumë dëshirë për rezultate pozitive. Sigurisht mbijetesa as që diskutohet por një paraqitje e dobët nuk mund të pranohet. Vllaznia është në kohën e lëvizjeve të mëdha në formacion ku është duke u gërshëtuar elementi I ri me ato më eksperiencë. Prandaj rezultatet pozitive në këto ndeshje mund të tregojnë forcën e skuadrës dhe shrpesën që ajo jep për sezonin e ardhshëm se do të kemi një tjetër skuadrës për sezonin e ri futbollistik.

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/Htt9cqQvL8g” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakApple e ul sasinë e Watch në prodhim
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË ALPET FANCEZE