NDESHJA ME SKËNDERBEUN FORMALITET, KUQEBLUTË SYTË DREJT TË ARDHMES. Vllaznia e ka mbyllur me humbje sezonin futbollistik 2014-2015 ndaj Skëndërbeut me rezultatin 2-0. Në fakt ishte e pritshme që kjo përballje të ishte një formalitet, pasi korçarët festonin titullin e pestë radhazi dhe çdo gjë ishte fokusuar tek festa. Prandaj ndeshja nuk mori rëndësinë e duhur, teksa skuadra shkodrane vetëm ka pritur mbarimin e ndeshjes duke mos zhvilluar të paktën një lojë më dinjitoze se herët e tjera pasi dihej fati i këtij takimi.

Vllaznia e mbyll këtë sezon me vendin e 7 në klasifikimin e përgjithshëm në kuotën e 35 pikëve. Duke u ndalur tek një ecuri e skuadrës gjatë 36 javëve të kampionatit, kemi të bëjmë me 11 fitore, 5 barazime dhe 20 humbje me 27 gola të shënuar dhe 41 të pësuar. Po ashtu vlen të theksohet se Vllaznia e ka nisur këtë kampionat me -3 pikë për shkak të dënimit nga UEFa për mos shlyerjen e detyrimeve për lojatrët të cilët e kanë paditur ekipin shkodranë. Ky sezon ka qenë më të vërtetë për tu mbajtur mend për ekipin e Vllaznisë, ku e nisi me një kalim nën menahximin e një kompanie fantazëm si “Gea Sport”, alarm ky I paralajmëruar nga Star Plus. Pikërisht nën administrimin e kësaj kompanie, kuqeblutë e nisën mirë sezonin por më pas arritën deri në 6 humbje radhazi. Me prishjen e kontratës të Gea Sport, këshilli vendosi që bordi i skuadrës të përbëhet nga këshilltarë të forcave të ndryshme politike. Në administrimin e bordit, skuadra arriti të merrte disa rezultatë pozitive por sigurisht duke patur dhe humbje të njëpasnjëshme. Ndërkohë gjatë këtij sezoni, Vllaznia u drejtuar nga dy trajnerë. Ekpi I nisi sezonin me një staf plotësisht Italian me në krye trajnerin Baldo Raineri. Ndërsa në Mars të këtij viti në krye të ekipit u vendos trajneri Luan Zmijani së bashku me një staf plotësisht shkodranë. Vllaznia siguron mbijetesën por sigurisht e ardhmja mbetet në dyshim.