Vllaznia e ka nisur me fitore Superligën Shqiptare të futbollit. Pas rikthimit në Superligë kuqeblutë në përballjen e parë fituan 1-0 ndaj Laçit.

Topin e parë e shkelmoi ish-futbollisti i Vllaznisë Çlirim Basha ndërsa goli i fitores erdhi nga braziliani Hygor në minutën e 45 i cili festoi edhe me një mënyrë të veçantë.

Të dy skuadrat shfaqën probleme në këtë sfidë të parë por në fund për Vllazninë të rëndësishme janë tre pikët. Shkodranët në pjesën e dytë patën edhe disa mundësi të tjera shënimi por nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Laçi zgjohet në 15 minutat e fundit dhe krijon dy tre raste shënimi por nuk konkretizojnë duke bërë që Vllaznia të sigurojë tre pikët në sfidën hapëse. Pas ndeshjes trajneri i kuqebluve Mirsad Jonuz tha se skuadra e tij ka ende nevojë të përmirësohet.

Trajneri i Laçit Sulejman Starova tha se Vllaznia e meritoi fitoren.

Ndeshjen e dytë Vllaznia do ta ketë në transfertë me Bylisin ndërsa edhe atje shkodranët kërkojnë pikë për të vijuar ecurinë pozitive në këtë fillim kampi.

Artikulli paraprakKONCERTI I DYTË I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, SHKELMOI TOPIN E PARË, EMOCIONET E ÇLIRIM BASHËS