Në një kohë kur të gjithë ekipet kanë hyrë në merkato për ndërtimin e ekipeve sa më të konsoliduara dhe të forta për sezonin tjetë,Vllaznia ende nuk ka lëvizur.

Ekipet që mbyllën sezonin në vendet e para të renditjes janë ato që kanë hyrë më fuqishëm në merkato për marrjen e sa më elementëve cilësorë por tek Vllaznia ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete për afrimet e reja në ekip.Në një kohë kur nga ekipi janë larguar lojtarë të shumtë si Bicaj,Pepa,Bakaj,Mulemo apo edhe Veitzer e Hoxha në ekip ende nuk është afruar askush për zëvendësimin e këtyre lojtarëve.

Edhe emra të tjerë siç është Hebaj i cili pritet të zyrtarizohet në Slloveni tek Domzhale dhe Çinari e Kalaja janë në pritje të largimit nga Vllaznia për në kampionate të huaja.Emra të shumtë si Lika,Nika,Vucaj apo Hasani kanë qarkulluar në klubin Vllaznia për afrime të mundshme por deri tani asgjë nuk është konkrete.Me sa duket edhe kësaj here Vllaznia do e mbështesë projektin e lojtarëve për sezonin e ri tek të rinjtë premtues të Shkodrës.

Artikulli paraprakBUSHATI, FTON SHKODRANËT TË VOTOJNË NR.2
Artikulli tjetërFILIPO INZAGI , EMRI I RI PËR PANKINËN KUQ E ZI