Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra është pjesëmarrëse në Champions League e cila tashmë është njohur edhe me rivalet e saj me të cilat do të ndeshet në këtë kompeticion.

Siç është bërë e ditur kët ndeshje do të luhen në datat 7-13 gusht në Sarajevë të Bosnjës me skuadrat kampione të Estonisë, Moldavisë dhe të Bosnjë- Hercegovinës.

Vllaznia në futboll për femra natyrisht që si objektiv ka që kalimin e turit dhe përgatitjet janë internsive. Në ekip patjetër që duhen bërë përforcime dhe trajneri Nikolin Leka sa i përket kësaj pjese shprehet.

Për skuadrën kuqeblu të femrave po synojnë edhe marrjen e një portiereje cilësore duke synuar që në Champions League të jenë një skuadrë e plotë dhe kompetitive.

Vllaznia do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë për në Champions League, për të arritur atë që përpak nuk e arriti një sezon më parë.

Vllaznia po përgatitet shumë për në këtë aktivitet të rëndësishëm ku në ditët e ardhshme do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore për të parë ecurinë e ekipit.

 

Artikulli paraprakÇUNI: LEXUESIT I KEQTRAJTOJNË LIBRAT
Artikulli tjetërPROTESTOI NDAJ RAMËS, PROCEDOHET KREU I FRPD