Vllaznia ka fituar 1-0 me Dinamon në kryendeshjen e luajtur në Kategorinë e Parë.

Kuqeblutë me këtë fitore thellojnë në 11 pikë diferencën me Erzenin e vendit të dytë pas humbjes të shijakasve me Korabin.

Është braziliani Zhunjor ai që i jep fitoren kuqebluve me golin e shënuar në pjesë e dytë pas një aksioni të bukur nga mesfushori Kruja. Trajneri i kuqebluve Hasan Lika shprehet se nuk ishte një fitore e lehtë përballë dinamovitëve..

Pavarësisht se Vllaznia është shkëputr 11 pikë ndaj Erzenit trajneri Lika thotë se ende nuk ka marrë fund çështja e daljes në Superligë…

Vllaznia pothuajse ka siguruar tashmë daljen në Superligë duke parë diferencën me ekipet e tjera si dhe kryesimin e kampionatit me 11 pikë ndaj vendit të dytë.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA HUMB ME GOGA BASKET NË TRANSFERTË
Artikulli tjetërVOLEJ, FITOJNË EKIPI I MESHKUJVE DHE FEMRAVE TË VLLAZNISË