Vllaznia ka fituar 1-0 derbin e veriut me Veleçikun. Shkodranëve i ka mjaftuar një gol i brazilianit Zhunjor në pjesën e dytë për të marrë tre pikët.

Nga ana tjetër Veleçiku gjatë gjithë ndeshjes vuri në vështirësi Vllazninë, gjë të cilën e pranon edhe trajneri i kuqebluve Hasan Lika.

Trajneri i Veleçikut Besnik Duli shprehet se pavarësisht humbjes ndeshja ndaj Vllaznisë ishte e barabartë.

Vllaznia pas pesë javësh të luajtura kryeson e vetme me 15 pikë të plota duke shkuar e qetë drejt objektivit të saj që është dalja në Superligë.

 

Artikulli paraprakZGJEDHJE NË BOSNJE – HERCEGOVINË
Artikulli tjetërVOLEJBOLL, FITOJNË MESHKUJT DHE HUMBIN FEMRAT