Pas fitores katër ditë më parë ndaj Besëlidhjes, Vllaznia arrin një tjetër fitore në ndeshjet miqësore. Këtë herë ndaj KF Ohri, një ekip i këtij qyteti që luan në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë herë për të marrë fitore ka menduar mesfushori Arsid Kruja. Por më parë gardiani kuqeblu Alen Sherri ka pritur një penallti të akorduar për vendasit. Ka mjaftuar ky gol që Vllaznia të fitojë minimaliaht 1- 0 një tjetër miqësore.

Por kësaj here duke zhvilluar një lojë të kënaqshme. Në këtë takim, i dyti gjatë këtyre përgatitjeve dhe I pari në Maqedoninë e Veriut tekniku Jonuz ka hedhur nga minuta e parë në portë Sherrin, në mbrojtje kartërshen e përbërë ngë Gurishta në të djathtë Ristevki e Malota në qendër dhe Gligorov në të majtë. Në mesin e fushës ka qenë treshja e përbërë nga Krymi, H.Marku e Zogaj.

Në vijën e sulmit tekniku ka lënë në majë të tij Shtubinën, i cili vetëm një ditë para nisjes për në Ohër është bashkuar me ekipi. Ndërsa në krahë janë aktivizuar kapiteni Lika e Kruja. Ka qenë pikërisht ky i fundit që në minutën e 34-të të takim ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ky ka qenë formacioni që ka mbyllur edhe pjesën e parë të takimit. Një pjesë kjo që është dominuar nga Vllaznia, por që edhe vendasit nga ana e tyre kanë patur një mundësi të mirë shënimi përmes një 11-të metërshi, por ka qenë Sherri që ka pritur këtë penallti. Në pjesën e dytë tekniu Jonuz ashtu si edhe në përballjen e parë miqësore atë të fituar ndaj Beslidhjes ka hedhur në fushë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion duke filluar që nga porta e duke vazhduar me rradhë me gjithë të tjerët.

Në këtë pjesë është aktivizuar edhe mesfushori moldav Cojocaru. Kjo është miqësorja e parë e kuqebluve në Ohër, por në ditët në vijim pritet që ekipi të zhvilloj të tjera përballje miqësore.