Pas tre muajsh e gjysëm Vlllaznia rikthehet tek fitorja brenda fushës. Shkodranët fituan 2-0 ndaj Flamurtarit, skuadër që mban vendin e fundit në renditje.

Kuqeblutë edhe pse në dukje kishin një ndeshje të lehtë zhvilluan një 90 minutësh jo edhe aq të mirë. Deri në minutën e 36′ nuk ka asgjë për t’u shënuar derisa Vllaznia fiton një penallti. Gilman Lika e merr përsipër dhe shënon gol duke kaluar shkodranët në avantazh. Vlonjatët kanë dy raste për të barazuar por nuk i shfrytëzojnë siç duhet.

Në pjesën e dytë trajneri i beson një vend në fushë brazilianit të rikthyer Hygor. Tifozët thërrasin emrin e tij. Braziliani që kaloi një moment të vështirë pasi humbi nënën realizon një gol spektakolar kur duheshin edhe 10 minuta lojë duke e çuar në 2-0 rezultatin, gol që përlot lojtarin dhe krijon shumë emocione. Pas kësaj fitoreje trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz është i kënaqur që skuadra arrin të fitojë brenda fushës.

Ndeshjen e radhës Vllaznia e ka brenda fushës me Laçin, përballje që trajnerin Jonuz e cilëson të vështirë ndërsa në pankinën e laçjanëve është ish-trajneri i Vllaznisë Armando Cungu.

Për Vllazninë merkato nuk është mbyllur ende.
Vllaznia do të ketë ndeshjen e kampionatit me Laçin brenda në Shkodër sërish ndërsa do të ketë edhe përballjen e tretë në shtëpi sërish me Flamurtarin por kësaj here për Kupën e Shqipërisë, sfida këta që Vllaznia do kërkojë fitoren.