Vllaznia ka humbur ndeshjen miqësore ndaj Tiranës në shifrat 1-2 përballje e luajtur në kryeqytet. Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me një penallti të shënuar nga Dunga në minutën e 17. Braziliani Da Silva u pengua brenda zonës duke fituar një 11-metërsh që e ktheu në gol sulmuesi Dungu duke i dhënë epërsinë shkodranëve.

Ende pa mbaruar pjesa e parë Vllaznia gabon në mbrojtje me një autogol të mbrojtësit Isufi duke bërë që rezultati të barazohet në 1-1. Në 45 minutat e dyta Tirana shton presionin dhe krijon disa raste ndërsa edhe Vllaznia tenton të gjejë rrugën e rrjetës. Duhet të vijnë minutat e fundit e lojës kur kuqeblutë gabojnë sërish në mbrojtje duke treguar paqartësi por edhe dobësi në prapavijë.

Topi shkon për sulmuesit e Tiranës që më pas përfitojnë. Avdiaj del i vetëm përballë portierit Zogoviç dhe nuk e ka aspak të vështirë që të shënojë golin e dytë për bardheblutë që vulosi fitoren në shifrat 2-1 në këtë sfidë miqësore. Kryeqytetasve kjo ndeshje i shërbeu me shumë si një parapërgatitje për përballjen që do të ketë në Europa League ndërsa Vllaznia mati edhe njëherë forcat e saj me skuadren që tashmë është rinovuar plotësisht. Shkodranët kishin katër mungesa në ketë ndeshje për shkak të dëmtimeve duke bërë që grupi i lojtarëve të mos jetë i plotë.

Tashmë superliga shqiptare e futbollit ende nuk ka një datë se kur do të fillojë për shkak të bojkotit pa afat që kanë bërë ekipet duke qenë se kërkojnë disa ndryshime në ligjin e miratuar për sportin. Vllaznia vijon përgatitjet në mënyrë që të jetë gati kurdo që të nisë kampionati.

Artikulli paraprakVRASJE BRENDA FAMILJES NË BATHORE, KUNATI VRET KUNATËN PAS KONFLIKTIT
Artikulli tjetërOKB: BOTA KA DËSHTUAR ME MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT