TAKIMI NDËRPRITET PËR 15 MINUTA, MUNGOI AMBULANCA. Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje, tashmë në Shkodër. Ka qenë ekipi i Partizanit që ka marrë tri pikë, ku ka mjaftuar vetëm një gol i Mazrekajt që në pjesën e parë. Skuadra shkodrane e drejtuar nga Baldo Raineri ka zhvilluar një ndër ndeshjet e saj më të dobëta.

Ndeshja nis e qetë për të dy ekipet, kun ë fushën e lojës miqtë e Partizanit dukeshin tyë vendosur më mirë dhe ishin në kërkim të fitores. Kur pa kaluar 15 minuta lojë, gjyqtari i ndeshjes Lorenc Jemini ndërpret ndeshjen. Këtë herë nuk ishte një Dron apo flamur i zbritur  në fushën e lojës sin ë ndeshjen Serbi-Shqipëri, por mungesa e Ambulancës. Vëzhguesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë kuptuar vetëm pas 15 minutash se ndeshja sipas rregullave nuk duhej të fillonte. Por me qëllim për të ruajtur sigurinë dhe për të mos lënë asnjë tifoz qoftë në tribunën vip por edhe tek gazetarët, vëzhguesi i takimit harron ambulancen por merret me kontrrollin fizik të gazetarëve duke vërtetuar se janë vërtetë gazetarë. Kështu drejtuesit e Vllaznisë u justifikuan me faktin se kërkesa për Spitalin Rajonal të Shkodrës ishte dërguar që me datën 16. Ndërkohë që si gjyqtari i ndeshjes, vëzhguesi e delegati detyrojnë skuadrat të presin më shumë se 15 minuta deri me ardhjen e ambulancës në stadium. Më pas ka rifilluar ndeshja, e cila ka folur tërësisht për skuadren e Partizanit. Ndërkohë që edhe pjesa e dytë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në rezultat. Nga pankina tekniku Raineri realizon tre zëvëndësime që nuk sjellin asnjë rezultat. Ndërsa të kuqtë e Partizanit administrojnë më së miri lojën ku madje kanë patur dhe shumë raste të tjera për të shënuar. Kështu shkodranët kanë qenë plotësisht inekzistent dhe me lojën e parqitur nuk japin asnjë garanci për vazhdimësinë. Pas ndeshjes tekniku Raineri nuk e shikon shumë tragjike humbjen. Ndërsa ai i Partizanit, Shpëtim Duro kishte ardhur për tri pikë dhe ia doli. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/PX4Ob9ife3c?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]