Degradimi i Vllaznisë prej sa e sa vitesh duke rrezikuar për të rënë nga Kategoria Superiore është kthyer si një gangrenë për qytetarët shkodranë të cilët mund të thuhet me bindje të plotë se ata jetojnë për futboll dhe për skuadrën kuqeblu.

Ndeshja e fundit me Kamzën ka demoralizuar shumë të gjithë si tifozë dhe opinionin sportive ku tashmë besimi se skaudra më e vjetër e futbollit në Shqipëri do të mund t’ia dalë. Disa shprehen se vetëm një mrekulli mund të bëjë që Vllaznia të shpëtojë edhe në këtë sezon.

Tashmë deri në përfundim të kampionatit janë edhe 3 ndeshje për tu luajtur dhe e rradhës për Vllazninë është ajo ndaj Partizanit në transfertë shpresohet shumë që presioni në të cilën ndodhet aktualisht ekipi

por edhe demoralizimi të mos ketë kapluar ekipin dhe të mundohen që t’ia dalin ndaj të kuqve këtë të dielë të cilët e presin ekipin shkodranë me disa mungesa gjë të cilën duhet ta shfrytëzojnë me patjeter për të shënuar e marrë pikët aq shumë të nevojshme.

Vllaznia ka nevojë urgjente për një ristartim cilësor, por ristartim duke qenë pjesë e Elitës futbollistike shqiptare dhe jo ristartim nga kategoria inferiore, që nuk i përshtatet këtij klubi të madh e dikur hijerëndë.

Eshtë në nderin e Shkodrës dhe qytetarëve të saj ta mbështesin këtë skuadër dhe mbas sigurimit të mbijetesës të kritikohet fuqishëm e të korigjohet thellësisht me synim, rikthimin dinjitoz në Elitën e futbollit Shqiptarë sepse Vllaznia nuk e meriton këtë renditje që ka.